Viti i ri akademik/ Universitetet fillojnë më 2 nëntor. – Stop
Të Gjitha

Viti i ri akademik/ Universitetet fillojnë më 2 nëntor.

Viti i ri akademik për arsimin e lartë do të nisë zyrtarisht më 2 nëntor, ky ka qenë vendimi i marrë së fundmi nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi.

Në një urdhër të firmosur ditën e sotme, Kushi ka vendosur që viti akademik 2020-2021 të mos nisë në muajin tetor, por në nëntor.

“Institucionet publike të arsimit të lartë, në përfundim të regjistrimit të kandidatëve fitues, të dërgojnë në të gjitha ndërmarrjet “Trajtimi i Studentëve” sh.a, listën e studentëve të regjistruar, sipas programeve të studimit dhe fakulteteve përkatëse,” – thuhet në urdhrin e ministres Kushi.

Vendimi vjen të paktën dy javë pasi qeveria vendosi të rihapë mjediset shkollore për ciklin e ulët, atë 9-vjeçar dhe të mesëm.

Në një intervistë për Euronews Albania, doktoreshë Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik u shpreh se gjatë këtyre dy javëve nuk ka pasur rritje të rasteve me COVID-19 dhe ato që janë shënuar kanë qenë “raste sporadike”. Ajo ia faturoi rezultatin e këtyre dy javëve menaxhimit të mirë.

Por për universitetet grup-mosha më e lartë mund të sjellë probleme, pasi sikurse është vënë re në këto 7 muaj pandemi, fëmijët deri në 11 vjeç kanë probabilitet më të ulët për t’u sëmurur nga COVID-19.

Daja theksoi se autoritetet do të mbajnë nën monitorim situatën dhe për çdo rast do të vendoset nëse do të ndryshohet apo alternohet mënyra e mësimit, nga në auditorë, në mësim online.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *