Vinte baste sportive online/ Arrestohet 28-vjeçari në Kavajë

Policia e Kavajës ka arrestuar një 28-vjeçar, pasi i njëjti u kap duke vendosur baste sportive në telefon.

Policia e Tiranës bën me dije se Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e lojërave të fatit, në kuadër të operacionit të koduar “Fati i lojërave”, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe në ambiente të ndryshme, të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara.

Si rezultat i kontrolleve është evidentuar dhe goditur 1 rast i kësaj veprimtarie.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi: T. X., 28 vjeç, banues në Luz, pasi u kap duke vendosur baste sportive, nëpërmjet aparatit celular, i cili u sekuestrua nga Policia, në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të Fundit