Viktima e pafajshme e tragjedisë së Velipojës, plumbi i shpoi zemrën jetimit, në xhep kishte vetëm 300 lekë të vjetra

Myzerin Zeneli, 20-vjeçari i cili humbi jetën pas përplasjes me armë në Velipojë e kishte ditën e shtunë, ditën e parë të punës si kamarier.

I rritur jetim pa baba në lagjen Bahçallëk në Shkodër, ai gëzonte se kishte gjetur punë në ketë sezon veror, se do te mblidhte pak para për nënën e tij, e keshtu do të ndihmonte familjen e varfër.

I riu kishte filluar të punonte si kamerier në hotelin “Gocaj”, por rezultoi që dita e parë e punës, të ishte dita e fundit e jetës së tij.

Punën duhej ta mbyllte pas mesnate pa e ditur se nuk do të kthehej kurrë më në shtëpi…

20-vjeçari kishte fituar edhe ca aftësi fillestare në kuzhinë, madje pronarët dhe stafi mezi i kishin mësuar dhe emrin atë ditë.

Në pusin e natës, Ishte Myzerini i cili e hapi në mesnatë të paftuarve derën.

Lufta do të fillonte pak minuta më vonë, ku djaloshi mbeti i vdekur tragjikisht në vënd nga plumbat e marrë.

Ishte në vendin e gabuar, në ditën e gabuar, krejt i pafajshëm, nuk kishte as armë, as fuqi, as para. Djaloshi i pafat u kthye në statistikë për kronikat e lajmeve.

Në xhep iu gjetën vetëm 300 lekë të vjetra. Monedhat ndoshta i kishte siguruar nga bakshishet e pushuesve të së shtunes që morën çadra e shezllon.

Në lulën e rinisë u këput një filiz, për vetëm disa shezllone në buzë të detit ë Velipojës. Myzerini iku pa zë e krejt i pafajshëm.

Djali vdiq nga një plumb në zemër./BallkanWeb

Të Fundit