Viktima e dytë në Shqipëri, i shtruar prej ditësh ne Sanatorium.

Viktima e dytë në Shqipëri i prekur nga COVID-19, një 66-vjeçar nga Lushnja u infektua pas një vizite që një i afërm i tij, ardhur nga Italia i kishte bërë në spitalin Shefqet Ndroqi, ku ai ishte shtruar prej disa ditësh.

Pacienti, emri i të cilit nuk dihet ka qenë i shtruar që në datën 23 shkurt në Sanatorium. Sic konfirmoi edhe ministria e Shëndetësisë sot, 66-vjeçari vuante nga disa sëmundje shoqëruese: insuficenca kardiake, edemë pulmonarë dhe insuficencë renale.

Por vizitori i kthyer nga Italia bëri që i sëmuri të infektohej edhe nga koronavirusi e si pasojë të humbte jetën. Ndërsa edhe 8 mjekë të këtij spitali kanë rezultuar pozitiv pasi i shërbyen pacientit të infektuar nga baxhanaku.

Ky i fundit kishte disa ditë që ishte kthyer nga Italia dhe pas marrjes së lajmit, është vetëkarantinuar, por sipas informacioneve nuk ka shfaqur shenja të Covid-19.

Pas daljes pozitive të këtij rasti, Drejtoria e Shëndetit Publik ka njoftuar Policinë e Shtetit për të futur në karantinë familjarët e 66-vjeçarit.

Të Fundit