Vidhnin materialet e firmës ku punonin, arrestohen 3 persona në Tiranë

Policia e Tiranës ka goditur një rast të veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes, nga ku kanë rënë në pranga 3 persona.

Sipas hetimeve të policiës në kuadër të operacionit  “Kantieri”, ka rezultuar se këta shtetas të cilët ishin të punësuar në një kantier ndërtimi në rrugën “Ali Demi”,  në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur bazën materiale në këtë firmë.

Mësohet se në pranga kanë rënë shtetasit:

H.M., 57 vjeç, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim;

A.C., 35 vjeç dhe N. L., 54 vjeç, për veprën penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën” e kryer në bashkëpunim.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kantieri”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes.

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 1.

Vodhën, duke shpërdoruar detyrën, bazën materiale, në një kantier të firmës së ndërtimit ku punonin, vihen në pranga 3 shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan operacionin “Kantieri”.

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– H. M., 57 vjeç, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim;

– A. C., 35 vjeç, N. L., 54 vjeç, për veprën penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën” e kryer në bashkëpunim.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, të 3 të punësuar në një firmë ndërtimi në rrugën “Ali Demi”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur bazën materiale në kantierin e kësaj firme.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”,-njofton policia.

Të Fundit