Vidhnin karburant në fabrikën e qumështit ku punonin, dy të arrestuar në Tiranë – Stop
Aktualitet, Lajme, Të Gjitha

Vidhnin karburant në fabrikën e qumështit ku punonin, dy të arrestuar në Tiranë

Një operacion i policisë së Tiranës i koduar “Agents” ka vënë në pranga dy persona të akuzuar për vjedhjen e një sasie të konsiderueshme karburanti në firmën ku punonin.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin “Agents”.

Si rezultat i operacionit u vunë në pranga A. K., 46 vjeç dhe M. V., 39 vjeç, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

Të dyshuarit ishin të punësuar si agjentë shitjesh në një fabrikë për përpunimin e qumështit dhe në periudha të ndryshme kohore, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur sasi karburanti nga automjetet që përdornin për të shitur produktet e fabrikës.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, gjatë muajit të fundit, kanë vjedhur rreth 250 litra karburant, nga automjetet që ata përdornin për punën.

Ndaj të dyshuarve materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *