Video/ Takon kryeministrin e Spanjës, Rama: 2 marrëveshjet që nënshkruam

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar në Spanjë një takim me kryeministrin e Mbretërisë së Spanjës, Pedro Sánchez.

Në një postim në rrjetin social “Facebook” teksa publikon video nga takimi, Rama bën me dije se janë nënshkruar dy marrëveshje mes dy vendeve.

Bëhet fjalë për Memorandumin e mirëkuptimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Spanjës, për bashkëpunimin në çështjet e arsimit të lartë dhe për Marrëveshjen si shtesë e konventës europiane për ekstradimin e vitit 1957.

“Me Kryeministrin e Mbretërisë së Spanjës, Pedro Sánchez ku nënshkruam edhe dy marrëveshje: Memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Spanjës, për bashkëpunimin në çështjet e arsimit të lartë dhe Marrëveshjen si shtesë e konventës europiane për ekstradimin e vitit 1957

***Vizita e parë zyrtare e nivelit të lartë në Spanjë në historinë e marrëdhënieve bilaterale, hap një faqe të re në këto marrëdhënie me potencial të lartë bashkëpunimi politik, ekonomik e kulturor mes Spanjës dhe Shqipërisë”, shkruan Rama.

Të Fundit