Video/ Shpyllëzoi tokën për të mbjellë kanabis, në pranga 32-vjeçari në Memaliaj

Një 32-vjeçar nga Memaliaj ka rënë në prangat e policisë pasi shpyllëzoi një tokëm për të mbjellë lëndë narkotike cannabis sativa.

Policia bën me dije se 32-vjeçari E. S., kishte shpyllëzuar një sipërfaqe toke në pyllin e fshatit Zhapokikë, Memaliaj, dhe po e përgatiste për të kultivuar fidanë narkotikë cannabis sativa, të cilët u asgjësuan.

Gjatë kontrolli të ushtruar në banesën e shtetasit E. S. u gjet dhe u sekuestrua një armë elektroshok, të cilin ky i fundit e mbante pa leje.

Po ashtu mësohet se u procedua penalisht në gjendje të lirë edhe kryeplaku i fshatit Zhapokikë, L. K., 66 vjeç, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Të Fundit