Video/ Qëllohet me vezë makina e Bashës para takimit me gratë demokrate

Lulzim Basha është duke zhvilluar këtë të martë një bashkëbisedim me gra dhe vajza në kuadër të procesit zgjedhor në Lidhjen Demokratike të gruas. Takimi po zhvillohet në një bar në kryeqytet. Por para takimit Basha është pritur me protesta.

Sikurse shfaqet në pamjet e mëposhtme makina e tij është qëlluar me vezë nga të rinj të FRPD që po protestojnë jashtë ambienteve ku po zhvillon Basha takimin. Të rinjtë i kanë dalë para kreut të PD dhe i kanë bllokuar rrugën. Në video dëgjohet teksa ata bëjnë thirrje “ik, ik”, dhe janë përplasur me shoqëruesit e tij.

Të Fundit