VIDEO/ Policia prangos 12 trafikantë droge, dalin pamjet e aksionit

Policia e Tiranës pas një hetimi njëvjeçar, ka finalizuar mbrëmjne e djeshme operacionin policor “Parku”.

Sipas njoftimit zyrtar bëhet me dije se janë arrestuar 12 persona dhe shpallur në kërkim 6 persona të tjerë të përfshirë në veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Ndër të tjera, policia thekson se aksioni është kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, e cila ka firmosur urdhër-arreste për më shumë se 10 persona të dyshuar si të përfshirë në trafikun e drogës.

Të arrestuar janë:

Sh., 26 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”
P., 27 vjeç
H., 19 vjeç
G., 26 vjeç
B., 20 vjeç
C., 20 vjeç
D., 19 vjeç
S., 17 vjeç
D., 17 vjeç
P., 22 vjeç
M., 23 vjeç për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim
Ll., 26 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim krimi”
Njoftim i policisë:

Finalizohet pas një hetimi njëvjeçar, operacioni policor “Parku”.

Oeracioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe Forcën e Posaçme Operacionale në DPPSH, nën drejtimin e Prokurorisë.

Vihen në pranga 12 persona dhe shpallen në kërkim 6 persona të tjerë të përfshirë në veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Nga ana e Komisariatit të Policisë Nr. 2 Tiranë, mbi bazën e ankesave të banorëve të zonës së ish-parkut, të cilët shprehnin shqetësimin se ushtrohej aktivitet kriminal në tregtimin e lëndëve narkotike në këtë zonë, me marrjen e informacionit nga strukturat e Hetimit të Komisariatit Policisë Nr. 2 Tiranë, është organizuar puna për dokumentimin ligjor të kësaj veprimtare kriminale dhe në bashkëpunim me Prokurorinë është regjistruar procedimin penal për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Shkatërrim i pronës me zjarr”.

Pas një viti hetimesh të kryera nga strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Sektorin për Narkotikët në DVP Tiranë dhe Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, bazuar në provat e grumbulluara, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Parku”, në kuadër të të cilit u bë ekzekutimi i urdhrave të ndalimit ndaj shtetasve:

Sh., 26 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”; F. P., 27 vjeç, J. H., 19 vjeç, I. G., 26 vjeç, D. B., 20 vjeç, J. C., 20 vjeç, O. D., 19 vjeç, F. S., 17 vjeç, L. D., 17 vjeç, F. P., 22 vjeç dhe D. M., 23 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim; A. Ll., 26 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.
Po në kuadër të procedimit penal janë shpallur në kërkim shtetasit:

Ç., 27 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”; E. M., 22 vjeç, R. P., 25 vjeç dhe A. M., 19 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim; F. S., 27 vjeç, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzim krimi”; R. D., 21 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim dhe “Moskallëzim krimi”.
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasit D. Sh. (i ndaluar) dhe A. Ç. (i shpallur në kërkim), në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 06.04.2021, në rrugën “Ndre Mjeda”, i kanë djegur 2 automjete shtetasit Sh. K.

Gjithashtu, po në kuadër të këtij procedimi penal, më datë 16.02.2021 është finalizuar operacioni “KONTAKT”, si rezultat i të cilit janë arrestuar 3 shtetas: D. H., A. B. dhe I. P., ndërsa më datë 03.08.2020 është arrestuar shtetasi M. B.

Si rezultat i hetimeve të kryera përgjatë një viti, duke përdorur edhe dronë për vëzhgimin e këtyre personave, është bërë i mundur dokumentimi i veprimtarisë kriminale të 22 shtetasve.

Gjatë kësaj periudhe janë sekuestruar sasi me lëndë narkotike dhe shuma të ardhura nga shitja e lëndëve narkotike. Këta shtetas e zhvillonin aktivitetin e tyre në zonën ish-parkut, në rrugën “Ndre Mjeda” dhe në rrugën “Frosina Plaku”.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të Fundit