VIDEO/Me dy gishtat lart,Presidenti Meta uron 8 dhjetorin:Lavdi rinisë studentore

Presidenti Ilir Meta ka uruar mëngjesin e së mërkurës, 8 dhjetorin, Ditën e Rinisë. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” kreu i shtetit i veshur sportiv shfaqet teksa ka dalë për vrap në kodrat e Liqenit Artificial, ndërsa më pas ndalet dhe me dy gishtat e ngritur lart thotë: “Gëzuar 8 dhjetorin, Ditën e Rinisë, lavdi rinisë studentore”.

Sot shënohen 31-vjet nga ngjarjet e dhjetorit të vitit 1990, kur në Qytetin Studenti nisën protestat kundër regjimit komunist. Studentët nisën atë që më vonë u quajt Lëvizja Studentore ‘90. Të organizuar ata marshuan nga “Qyteti Studenti” drejt qendrës së Tiranës, duke shënuar një kthesë në historinë e Shqipërisë që çoi më pas në vendosjen e pluralizmit politik.

Të Fundit