Video/ Hiqen përfundimisht dyert e blinduara, si duket selia blu

Pamjet e mëposhtme tregojnë se çfarë ka ndodhur në ndërtesën e selisë së Partisë Demokratike.

Në video duket se tashmë janë hequr të gjitha dyert e blinduara nga selia blu. Këto dyer u vendosën disa ditë përpara protestës së 8 Janarit.

Prej disa ditësh në selinë e demokratëve, prej hyrjes së Komisionit të Rithemelimit është punuar për të hequr të gjitha materialet, logot dhe banerat e vendosur disa ditë përpara protestës së 8 Janarit.

Në një lidhjeje direkte, gazetari i Klan News Enkel Xhangoli brenda selisë së PD-së ka treguar me detaje se çfarë ka ndodhur.

“Këtu jemi në derën e djathtë të Partisë Demokratike, e cila ishte e aksesueshme, por gjithashtu e blinduar gjatë kësaj kohe, por gjithashtu këtu afër shkallëve ka qenë provizorisht recepsioni ku më përpara ka qenë në derën kryesore para se të blindohej dera. Ndërkohë që nga 6 dyer të blinduara që kanë qenë këtu në selinë e Partisë Demokratike, aktualisht janë hequr të gjitha. Ndërkohë ka qenë edhe një pllakë hekuri le të themi statike që gjithashtu është hequr. Aktualisht jemi brenda korridorit të selisë së Partisë Demokratike, në katin e parë. Edhe këtu shihen shenjat e bindimit të derës që u vendos të pakën 2 ditë para 8 janarit, para se të mbahej protesta. Jo vetëm dera në fakt, por edhe pllaka e hekurit, e cila e zinte komplet hyrjen e shkallëve të anës së djathtë të PD-së”-tha gazetari Enkel Xhangoli.

Kujtojmë se me vendimin e gjykatës të dhënë ditën e premte Komisioni i Rithemelimit udhëheq zyrtarisht dhe ligjërisht Partinë Demokratike.

Të Fundit