Video/ Fëmija në këmbë brenda makinës që ecën, shihni çfarë ndodh në një rrugë të Tiranës

Policia Rrugore e Tiranës paralajmëron drejtuesit e mjeteve që të vendosin rripin e sigurimit, duke iu kujtuar masat administrative.

Policia ka publikuar një video ku shihet një fëmijë i mitur, që ndodhet brenda një makinë, ku është ngritur në këmbë dhe ka dalë sipër dritares panoramike. Shoferi i mjetit është gjobitur me 22 mijë lekë të reja dhe 10 muaj heqje patente.

“Vijon monitorimi intensiv i qarkullimit, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, kujdesuni për sigurinë dhe shëndetin e vetes dhe të fëmijëve tuaj!
Cilido që nuk përdor rripin e sigurisë dhe sistemet e fiksimit për pasagjerët deri në 12 vjeç, ndëshkohet me masë administrative 5.000 – 15.000 lekë të rinj dhe pezullim të lejes së drejtimit nga 6 deri 12 muaj”, thuhet në njoftim

Të Fundit