Video/Familja afgane shet vajzën 9-vjeçare si nuse te një 55-vjeçar

Parwana Malik, është një vajzë 9-vjeçare, e cila do të shitet nga familja e saj te një burrë 55-vjeçar.

CNN shkruan se burri që dëshiron të blejë Parwanan është 55 vjeç, për të ai është “një plak” me vetulla të bardha dhe mjekër të bardhë, të trashë. Teksa ka folur për CNN ajo ka treguar se shqetësohet se ai do ta rrahë dhe do ta detyrojë të punojë në shtëpinë e tij.

Por prindërit e saj thonë se nuk kanë zgjidhje tjetër. Për katër vjet, familja e saj ka jetuar në një kamp zhvendosjeje afgane, në provincën veriperëndimore Badghis, duke mbijetuar nga ndihma humanitare dhe puna, duke fituar disa dollarë në ditë. Por jeta është bërë më e vështirë që kur talebanët morën pushtetin në Afganistan më 15 gusht.

Babai i saj tashmë shiti motrën 12-vjeçare disa muaj më parë.

Parwana është një nga shumë vajzat e reja afgane të shitura për martesë, ndërsa kriza humanitare në vend thellohet. Uria ka shtyrë disa familje të marrin vendime ekstreme, veçanërisht kur afrohet dimri brutal.

“Numri i familjeve që shesin fëmijët e tyre po rritet“, tha Mohammad Naiem Nazem, një aktivist i të drejtave të njeriut në Badghis. “Mungesa e ushqimit, mungesa e punës, është shkaku që i shtyn familjet ta bëjnë këtë”, thotë ai.

Të Fundit