VIDEO/ E pabesueshme, duhet të shihni këtë qen duke i dhënë makinës

Një australian i ka mësuar qenit të tij njëvjeçar se si të voziste në mënyrë që ta ndihmojë me punët fermën që zotëron. Po, e lexuat mirë! Qeni i quajtur Lexie di të drejtojë një makinë. Ai e mësoi këtë aftësi falë pronarit Cameron Zschech.

Cameron tha për mediat e huaja se ishte në tokën e familjes së tij në Hamilton, Victoria kur një ditë mendoi se “tani është koha që unë mund t’i mësoj qenit të ngasë”. Ai tha se e la makinën në marshin e parë dhe më pas Lexie-n nisi ta drejtonte.

“Mendova se tani është koha që mund ta mësoj qenin t’i japë makinës. Nuk ka asnjë arsye që ai nuk mund ta bëjë këtë vetëm sepse është qen”. Në pamjet e publikuara, Leksi shihet në timon teksa drejton mjetin.

Të Fundit