Video/ Dhëndri godet me grusht nusen në ditën e tyre të dasmës

Një video tronditëse nga Uzbekistani është bërë virale në rrjetet sociale. Në pamje shfaqet një dhëndër që godet me grusht në kokë nusen e tij në ditën e tyre të dasmës.

Të porsamartuarit shfaqen në skenë nusja me fustanin e nusërisë ndërsa dhëndri i veshur me kostum.

Sipas Metro çifti ka qenë duke luajtur një lojë të cilën e ka fituar nusja. Por kjo nuk është pritur mirë nga dhëndri.

Kur ai e kupton se ka humbur, papritmas sulmon gruan e tij që qëndron pranë shoqërueses së nuses.

Nusja në fillim është shtangur dhe shfaqet teksa dridhet nga dhimbja ndërsa të ftuarit e tjerë pushojnë së qeshuri nga skena që sapo kishin parë.

Fatkeqësisht, kjo nuk është hera e parë që shfaqen pamje të tilla të rënda në ceremonitë martesore në Uzbekistan.

Të Fundit