VIDEO/ Bllokohet qendra e Moskës, hakerat dërgojnë qindra taksi në një adresë – Stop
Bota, Të Gjitha

VIDEO/ Bllokohet qendra e Moskës, hakerat dërgojnë qindra taksi në një adresë

Një aplikacion i taksive është hakuar në Moskë të enjten (1 shtator), duke dërguar me qindra automjete në të njëjtën adresë në qendër të kryeqytetit rus, konkretisht në ‘Hotel Ukrainë”.

Mediat e huaja, raportojnë se rreth 100 makina të verdha që punonin për Yandex Taxi, bllokuan korsitë, duke u rreshtuar në rrugën pranë hotel ‘Ukrainë’, duke bllokuar korsitë. Si pasojë është shkaktuar një kaos në trafik.

“Shoferët kaluan rreth 40 minuta në trafik për shkak të porosive të rreme”, tha një zëdhënës i Yandex Taxi.

Në mediat sociale, kalimtarët thanë se sulmi shkaktoi bllokime trafiku dy-orëshe në të gjithë Moskën.

Hotel Ukraina u ndërtua nga diktatori sovjetik Josef Stalin në vitet 1950 dhe është një nga shtatë kullat gotike rreth qendrës së Moskës.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *