VIDEO/Basha dhe Berisha të dy në selinë e PD,pamjet e mbledhjes së kryedemokratit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili është shkarkuar nga Kuvendi i 11 Dhjetorit dhe ish-kryeministri Sali Berisha janë të dy në selinë e PD.

Basha është duke zhvilluar një mbledhje për raportimin e Grupit të Punës për zgjedhjet në FRPD, kur në selinë blu mbërriti ish-kryeministri Berisha i shoqëruar nga mbështetësit dhe anëtarët e Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit.

Lideri historik i PD është futur në seli bashkë me mbështetësit e tij ku do të zhvillojë mbledhjen e Komisionit të Rithemelimit të PD.

Dy sallat ku ndodhet Berisha dhe Basha janë përballë njëra-tjetrës.

Të Fundit