VIDEO/Babai iu ekzekutua, i biri i biznesmenit aksident rrugës për në vendngjarje

Po shkonte drejt vendit të ngjarjes pasi babait të tij iu bë atentat dhe fatkeqësisht ndërroi jëtë në vëndngjarje, por duket se rruga nuk ka shkuar aspak mirë për të birin e biznesmenit Rakip (Pilot)  Roli.

Burime bëjnë me dije për ABC se një nga djemtë e biznesmenit ka pësuar aksident rrugës për në vendin e ngjarjes.

Ai është përplasur me një shtyllë, por pa pasoja për jetën.
Ndërkohë bëhet me dije se 7 nga plumbat e qitura nga kallashnikovi kanë prekur viktimën duke i shkaktuar vdekjen.

Në momentin e atentatit Roli ka humbur kontrollin duke përplasur nga pas një automjet tip Benz.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 08:45 të mëngjesit të së premtes.

Të Fundit