Vettingu/ Shkarkohet nga detyra gjyqtari i Apelit në Durrës

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra gjyqtarin Arjan Balliu. Ky i fundit ushtronte detyrën e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit në Durrës.

Gjyqtari i Gjykatës së Apelit Durrës, Arjan Balliu u përball në seancën dëgjimore të 11 nëntorit me KPK  për një raport negativ financiar, dyshimet për konflikti interesi, fshehje pasurie dhe për deklarim të rremë.

Edhe pse Arjan Balliu kundërshtoi gjetjet dhe kërkoi rivlerësim në të 3 shtyllat kryesore të “Vettingut’, sot Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi shkeljet dhe si rrjedhojë vendosi ta shkarkonte nga detyra, duke konfirmuar faktin se ‘sita’ e këtij procesi nuk do të tolerojë asnjë prokuror apo gjyqtar që bie ndesh me ligjin.

Të Fundit