Vettingu i politikanëve, Basha: Largojmë llumin nga politika, dhe atë që ka qenë gjatë qeverisjes sonë – Stop
Lajme, Të Gjitha

Vettingu i politikanëve, Basha: Largojmë llumin nga politika, dhe atë që ka qenë gjatë qeverisjes sonë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një konferencë për mediat ka komentuar kërkesën për Vetting-un në politikë. Në fjalën e tij, Basha u shpreh se me këtë propozim që ka bërë Partia Demokratike i jep fund tranzicionit.

Sipas tij, ndryshimi do të bëhet me çdo kusht dhe ftoi maxhorancës që të mos nxirrte asnjë alibi dhe të miratonte këto ndryshime. Kreu i PD tha se Vetting-u do të largojë llumin e politikës dhe shtoi se dhe gjatë qeverisje së PD ka pasur llumë.

“Ky është momenti që të ndahet shapi nga sheqeri, SPAK të marrë si fillim këta politikanë të lartë dhe t’i fusë në kontrollin rutinë. Duke i kontrolluar për lidhje me krimin e organizuar, për pasurinë e paligjshme. Për ta bërë këtë Shqipëria disponon ligjin anti-mafia që është miratuar që në kohën e qeverisë demokratike. Edhe masakra e 25 Prillit të mos kishte ndodhur dhe PD të ishte atje ku donin qytetarët, unë e them sot si kryetar i opozitë dhe nesër si kryetar i maxhorancës, këto ndryshime duhet bërë me konsensus.

Kush e shikon këtë si një ekspeditë ndëshkimore të PD të oligarkëve dhe shefave të tyre, e ka gabim. Pa pikë diskutimi meritojmë një ekspeditë ndëshkimore, por ne jemi opozita e vendit dhe zëri i qytetarëve. Ne jemi që atë që vlon në kafe ta kthejmë në vullnet politik. Maxhoranca duke pranuar këto ndryshime kushtetuese, bashkërisht i mbyllin derën tranzicionit. Kush duhet të largohet nga politika të largohet, çdo alibi bëhet për të mbajtur Shqipërinë peng. Ne refuzojmë të jemi pjesë e asaj klase politike, ndryshimi do bëhet me çdo kosto.

Kur thamë se do shkojmë në Kuvend për të kthyer legjitimitetin, ja ku janë hapat. Çdo politikan që nuk justifikon dot pasurinë e vetë, dhe të ortakëve duhet të largohet nga politika. Çdo politikan që është i lidhur me krimin e organizuar, duhet të largohet dhe ky mekanizëm i largon. Ky nuk është interesi PD, është interes kombëtar, jam i bindur që nuk ka socialist të ndershëm që mos të më japë të drejtë. Për të mos folur për demokratët në raport me këtë qeveri, por dhe të qeverisë tonë dhe ne kemi pasur llumin tonë. Llumi është një dhe vetëm një dhe nuk ka rëndësi se pas cilës sigël fshihen. Miratimi i këtyre amendiamenteve është një hap i stërmadh”, tha Basha.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *