Vetevritet ne qeli i akuzuari per vjedhje, kurohej per skizofreni!

Në dhjetor 2019 Bilbil Hasani, akuzohet për një vjedhje ordinere në një prej autobusëve të linjës në Tiranë. Procedurat për këtë vepër penale fillimisht i ndoqi Komisariati nr. 4, konkretisht OPGJ Geranda Gjeta.Por ajo gjatë përgatitjes së akuzës, nuk e mori në konsideratë faktin, se Bilbil Hasani vuante nga crregullime mendore. Në këto raste personat procedohen me masë më të lehtë, ose shtrohen në spitalin e burgut.Në këtë mënyrë, Bilbili u vetëvra në ambientet e paraburgimit 313.Avokatja e caktuar kryesisht, Vjollca Pustina, konfirmon faktin, se OPGJ Geranda Gjeta ka qenë e informuar për diagnozën e skizofrenisë së Bilbilit dhe e ka paraqitur këtë fakt. Familjaret e Bilibil Hasanit pretendojnë, se arrestimi i tij ka qenë i kundraligjshëm, ndërsa bashkëshortja Mirjeta tregon, se ky fakt është bërë i ditur edhe mjekja, që ndiqte Bilbilin, Valentina Asabella. Në një komunikim me Stop, OPGJ Gjeta thotë, se nuk kishte dijeni për epikrizën e Bilbil Hasanit, por faktet e dokumentat tregojnë të kundërtën, që cdo gjë ka qenë në dosjen e tij.Por edhe gjykata e shkallës së parë, edhe ajo e Apelit e lanë Bilbilin në qeli.

Të Fundit