Vendimet e falsifikuara/ si u pervetesuan tokat bujqesore ne Mazrek! – Stopi – 25 Nentor 2020

Në redaksinë tonë ka mbërritur një denoncim nga fshati Mazrek, ku dyshohet, se është fasifikuar një vendim i AKKP në vitin 2002 dhe pjesa më e madhe e tokave bujqësore të ketij fshati janë njohur si toka truall dhe i jane kthyer trashëgimtarve të shtetasit Avdi Lami. Ibrahim Mici, përfaqësues i fshatarëve, tregon, sesi i kanë marrë këto prona në vitin 1991 me ligjin 7501 dhe shprehet i habitur, sesi trashëgimtarët Lami janë bërë pronarë të tokave në këtë fshat.

Stop siguron vendimin e AKKP-së të vitit 2002, ku tokat bujqësore në kundërshtim me ligjin janë kthyer në truall. Në vendim mungojnë firmat e anëtarëve të komisionit, që e nxjerr të pasaktë dhe të falsifikuar këtë vendim.

Bujar Lami, një prej trashëgimtarëve, hap një proces gjyqësor, ku kërkon anulimin e gjithë vendimeve.Këtë proces e ka gjykuar Rilinda Selimi, që tani është në Gjykatën Administrative të Apelit. Ky proces është zhvilluar pa njoftuar palët e paditura, fisin Mici në fshatin Mazrek dhe institucionet shtetërore, që kanë qenë palë e tretë.Më pas prokurorja e Tiranës Mirela Zavalani, konstatoi shpërdorimin e detyrës dhe falsifikimin e vendimit, por doli në konkluzionin e mosfillimit, sepse vepra penale ishte parashkruar, duke lënë konfliktin hapur,pa ndjekur pistën tjetër të veprës penale të pastrimit të produkteve.

Të Fundit