Vëllai u arrestua për drogë, pezullohet shefi i qarkullimit në Dibër

Pezullohet shefi i Sektorit të Qarkullimit të qarkut Dibër, Robert Aga

Pezullimi nga detyra i Robert Agës u bë pas arrestimit të vëllait të tij, Pajtim Aga gjatë operacionit ‘TRANZIT’ ku u sekuestruan 32.5 kg kanabis çokollatë.

Pajtim Aga, 51 vjeç, banues tek ish-stacioni i Trenit, Tiranë ishte dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” kryer në bashkëpunim.

Të Fundit