Veliaj flet për Maybach-un: Jo çdo makinë që parkohet në Tiranë është e imja

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka folur sot lidhur me akuzat e bëra se është pronari i një makine super  luksoze.

Veliaj foli për “News24”, ku tha se “Maybach”, i cili u fotografua para bashkisë nuk është i tij.

Ndër të tjera ai tha se jo çdo makinë e parkuara në Tiranë përket atij. Sipas Veliaj kush punon do goditet.

“Kush punon do goditet. Pres të mbaroj e të gjej Maybach-un tim poshtë zyrën. Jemi bërë pak qesharakë. Kur ka ngel tani që opozita s’bëhet më nga politika por sharlatanë të medias që të faturojnë makina që kush më njeh unë s’jam i tillë, nuk jam rraqexhi dhe as nuk i kam qef, dhe kur shikon si ka degraduar diskursi i atyre që duan të të pengojnë thjesht më dhimbsen, por nuk më ndalojnë, nuk ma ulin zellin.

Të gjithë ata që thanë s’do bëhet Sami Frashëri, po e shohin që po mbaron. Familjet po hyjnë në shtëpitë e tyre. Sot jemi vlerësuar si kryeqyteti europian i Rinisë. Kush punon fiton, por edhe shahet e i dalin lajme të rreme. Jo çdo makinë që parkohet në Tiranë është e imja. Shumica e njerëzve të drejtë do fitojë mbi një pakicë të zhurmshme”-tha Veliaj.

Të Fundit