Vdekja e fëmijës së mitur, i hiqet licenca kopshtit në Fier

Pas humbjes së jetës së fëmijës 3 vjeçar, Ministria e Arsimit dhe Sportit i ka kërkuar Drejtorisë së Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar ngritjen e një grupi pune për inspektimin e institucionit arsimor parashkollor, kopshti “Flatrat e Dijes”.

Sipas relacionit të grupit të punës janë gjetur këto shkelje, nuk ka drejtues Didaktik, ka regjistruar fëmijë të moshës nën 3 vjeç, në kundërshtim me ligjin, personeli mësimdhënës nuk plotëson kriteret e parashikuara në ligjin 69/2012 neni 57, nuk plotëson standardet infrastrukturore, ka regjistruar dhe pranuar fëmijë mbi numrin e lejuar, nuk ka përmbushur detyrimet në lidhje me dokumentacionin e nevojshëm, duke përfshirë edhe kontratat me prindërit.

Nisur nga këto shkelje, MAS mori vendimin për mbylljen e veprimtarisë së këtij kopshti dhe revokimin e licencës nga QKB.

Të Fundit