“Varje, varje”/ Qytetarët kërkojnë dënim me vdekje për Çalamanin: Unë të punoj ai të ushqehet në burg!

Familjarët e 8-vjeçarit të vrarë në mënyrë makabre kërkojnë dënim me vdekje për autorin e vrasjes Kloidian Çalamani.

Zemërimi i qytetarëve është i lartë. Prej orësh ata ndodhën në Gjykatën e Fierit dhe kërkojnë drejtësi. Ata kërkojnë njëzëri “Varje” për autorin.

“Policia punon, por i lë gjykata. Pisa janë , edhe avokatët mbrojtës që i dalin në krah këtyre ordinerëve”, është shprehur i revoltuar një qytetar.

“Ditë për ditë këtu do të jemi. Unë jam i vdekur”, ka thënë mes lotësh babai i djalit të vrarë.

“Atë djalë nuk e lëmë, o do të varet o s’ka. Nga shteti nuk shpresojmë”, është shprehur e ëma.

“Unë i jap bukë me lekët e mia. Unë të punoj ai të ushqehet në burg. Me varje të dënohet”, është shprehu një tjetër qytetar.

Të Fundit