Varianti i ri i koronavirusit arrin edhe në Itali, autoritetet shëndetësore raportojnë për një rast të identifikuar

Ministria italiane e shëndetësisë ka raportuar se kanë gjetur një pacient të infektuar me të njëjtin lloj mutacioni të koronavirusit si në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas The Guardian, pacienti i infektuar u kthye ditët e fundit në Itali nga Mbretëria e Bashkuar me partnerin, kur zbritën në aeroportin Fiumiciano të Romës.

Bazuar në njoftimin e ministrisë, të dy gjenden në izolim. Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka deklaruar se raste me llojin e ri të koronavirusit që u zbulua në Mbretërinë e Bashkuar, janë identifikuar edhe në Danimarkë, Holandë dhe në Australi.

Zyrtarët e lartë të shëndetësisë thanë se nuk kishte prova që varianti i ri ishte më vdekjeprurës, ose do të reagonte ndryshe ndaj vaksinave.

Të Fundit