Varianti “Delta” në Shqipëri, Komiteti i Ekspertëve: Nuk ka ndryshim të masave – Stop
Lajme, Të Gjitha

Varianti “Delta” në Shqipëri, Komiteti i Ekspertëve: Nuk ka ndryshim të masave

Komiteti Teknik i Ekspertëve, në mbledhjen e kësaj të hëne vendosi që masat e vendosura në vend të mos ndryshojnë.

Pavarësisht rastit se një ditë më parë Ministria e Shëndetësisë konfirmoi prezencën e variantit “Delta” të virusit në vend, KT, vlerësoi se masat të mos ndryshohen, reflektuar dhe nga situata epidemiologjike dhe shtrimet në spitale.

Zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, tha se personat e infektuar nuk kanë bërë asnjë dozë të vaksinës, e kjo shihet si shkaku kryesor i shtimit të numrit të rasteve. Megjithatë, ajo theksoi se situata në vend aktualisht është e qëndrueshme.

“Siç u bë i qartë, u vu re që ka një numër në rritje të rasteve. Shtrimi në spital mbetet në nivele të qëndrueshme, ajo çka është më e rëndësishme është që numri i rasteve të shtruara të sëmurëve rëndë, janë persona që s’janë vaksinuar. Rastet po rriten në komunitetin që mbeten të pavaksinuar.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *