Vaksinimi masiv i të moshuarve, Rama: Nderi është i gjithi i yni, rrofshi sa malet

Në dy ditë, numri i të vaksinuarve si pjesë e vaksinimit masiv ka shkuar në 20 414 persona.

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale një video me momentet ku të moshuarit falenderojnë për mundësinë që kanë kryer vaksinën.

“Nderi është i gjithi i yni. Rrofshi sa malet”, shkruan Rama.

Të njëjtën video e ka postuar edhe Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

“Drita në sytë e gjysheve dhe gjyshërve që sot janë më të mbrojtur nga Covid19, falë vaksinimit masiv në të gjithë vendin, më mbush me gëzim”, shkruan ajo.

Ndërkohë të moshuarit që po vaksinohen shprehen të lumtur pasi sipas tyre me injektimin e dozës mund t’i kthehen normalitetit. Të moshuarit mbi moshën 70-vjeçare po marrin vaksinën kineze Sinovac./tvklan.al

Të Fundit