“Vajza shqiptare në Shqipëri”, Dua Lipa pushime në bregdetin e jugut

Pas përfundimit të koncertit katër ditor të “Sunny Hill” në Kosovë, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa po pushon në jug të vendit.

Në profilin e saj në Instagram, Dua Lipa ka postuar disa foto të shkrepura në bregdetin e jugut, ndërsa krahas tyre ajo shkruan: “Vajza shqiptare në Shqipëri”.

Ndërkohë, Dua Lipa pritet të interpretojë në “Sunny Hill” Tirana, që do të mbahet në datat 26, 27 dhe 28 Gusht në kryeqytet. Përveç saj në koncert do të performojnë edhe yje të tjerë të njohur të muzikës shqiptare dhe të huaj.

Të Fundit