Urgjenca e Tiranës, një histori abuzimi dhe mungese shërbimi . 9 maj 2018

“Stop” ka transmetuar disa herë problematikën e urgjencës së Tiranës, me abuzimet apo kushtet e papërshtatshme, për pacientë, që kanë nevojë për ndihmën e shpejtë. Para dy vjetësh numri i punonjësve të urgjencës ka qenë 62, por tani ka shkuar në 120 vetë, edhe pse shërbimi nuk është shtuar dhe as përmirësuar.Në funksion janë vetëm 6 autoambulanca, që nuk përligjin numrin e punonjësve.Si të mos mjaftonte kjo, Qendra Kombëtare e Urgjencave, e prezantuar me bujë, funksionon vetëm për Tiranën.Gazetari mori në telefon në numrin 127, për një urgjencë në Korcë, por përgjigja ishte, se qendra funksionon vetëm për Tiranën…?!

Të Fundit