“Ukraina”/ Basha: Është koha që bota të bashkohet kundër luftës, pro paqes

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duke marrë shkas nga lufta në Ukrainë ka bërë thirrje që bota të jetë e bashkuar pro paqes.

Përmes një reagimi, Basha thekson se lufta nuk është kurrë një opsion pasi sjell vdekje dhe shkatërrim, ndërsa bën thirrje për të votuar rezolutën e OKB-së.

“Sesioni Emergjent i OKB-së, pas Rezolutës së KS të OKB-së të propozuar nga Shqipëria ??& SHBA??, është një mundësi për të demonstruar një qëndrim të unifikuar të OKB-së në mbështetje të paqes, pas unitetit të demonstruar nga shumë kombe, NATO dhe BE. Lufta nuk është kurrë një opsion pasi sjell vdekje dhe shkatërrim.

Gjithmonë ka vend për dialog, nuk është kurrë vonë. Ky është momenti për këdo që e ka marrë paqen si të mirëqenë, të bashkohet në unitet dhe të punojë me vendosmëri për paqen dhe sigurinë. #QëndrojmeMeUkrainën”, shkruan Basha.

Të Fundit