Ujësjellësi Fier-qytetarëve:Mos e konsumoni ujin, rezulton me ngarkesë mikrobike

Ujësjellësi i Fierit ka njoftuar qytetarët që mos ta konsumojnë ujin që vjen në rubinetin e çezmave të tyre.

Përmes një postimi në “Facebook”, Ujësjellës Kanalizime Fier u bën thirrje qytetarëve që ta përdorin ujin e çezmës vetëm për përdorim sanitar dhe jo ta konsumojnë atë.

“Në vijim te komunikimit ne lidhje me cilesine e ujit te pijshem ne Bashkine Fier, pas situatës se krijuar si pasoje e permbytjeve, ju bejme me dije se:

Nga pergjigjet paraprake te mostrave te ujit te analizuara nga Instituti i Shendeti Publik, te 9 mostrat ne puset qe furnizojne me uje te pijshem Bashkine Fier (ne Kafaraj, ne Depo ne qafen e Koshovices dhe ne pika te rrjetit), rezultojne ngarkese mikrobike dhe jane Jo Konform Standartit Shteteror, ne baze te VKM 379 datë 25.05.2016,”Për Miratimin e Rregullores “Cilësia e ujit të pijshëm”.

Per kete arsye uji nuk rekomandohet per t’u konsumuar (si uje i pijshem per qytetaret), ai mund te perdoret vetem per perdorim sanitar (komunal) deri ne nje pergjigje te dyte nga ISHP. Faleminderit per mirekuptimin”-njofton Ujësjellës Kanalizime Fier.

Të Fundit