“Udhëtimi drejt lumturisë” kthehet në makth, pasagjerët bllokohen për 6 orë në një lartësi prej 32 metrash (VIDEO)

Një ditë argëtuese e cila u kthye në një makth. Të shtunën e datës 19 shkurt, 9 persona mbetën të bllokuar për 6 orë në një lartësi prej 32 metrash për shkak të një mosfunksionimi të trenit të lojrave. Ngjarja ka ndodhur në Belgjikë, në parkun argëtues Plopsaland në La Panne, i famshëm për trenin lëvizës “Udhëtim drejt lumturisë”, i cili është më i larti në vend.

Të bllokuar në 32 metra lartësi

Makthi u përjetua nga 9 pasagjerë: 5 shtetas belgë, 1 holandez dhe 3 gjermanë të cilët hipën në trenin lëvizës “Udhëtim drejt lumturisë” në orën 17:30. Pas nisjes, jo gjithçka shkon siç është planifikuar: sapo treni arrin një lartësi prej 32 metrash, kolona ndalon. Kështu qytetarët qëndrojnë të bllokuar për gjashtë orë.
Ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikësit, të alarmuar menjëherë, filluan montimin e një vinçi për të “shpëtuar” nëntë pasagjerët që mbetën të bllokuar. “Ne ishim në gjendje të bisedonim me njerëzit e ngelur në lodër. Duket se të gjithë ishin mirë, “tha Kistof Louagie, zëdhënësi i zjarrfikësve për zonën e shpëtimit Westhoek gjatë operacionit të shpëtimit.

Stuhia Eunice e ndërlikoi shpëtimin

Operacionet e shpëtimit dhe montimi i vinçit zgjatën më shumë se sa pritej, edhe për shkak të erës së fortë të shkaktuar nga stuhia “Eunice” që ka nisur prej ditësh në Evropën veriore. Kështu, pasagjerët qëndruan 6 orë në lartësinë 32 metra, të ekspozuar ndaj të ftohtit, erës dhe shiut. “Ata nuk u lënduan, por kishin shumë të ftohtë”, shton zjarrfikësi belg. Vetëm në orën 21:00 filloi më në fund evakuimi i nëntë pasagjerëve të bllokuar. Shkaku që shkaktoi mosfunksionimin e trenit të shpejtësisë nuk është bërë i ditur.

Të Fundit