U rikthye të ndërtojë objektin e prishur në bregdet, pranga 36-vjeçarit

Në 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi ka refuzuar të ndërpresë punimet e një objekti që po ndërtonte pa leje në zonën e Lezhës.

Policia bën më dije se i arrestuari është shtetasi me inicialet B.D. 36-vjeç, banues në Balldre dhe se ai ishte kthyer të rindërtonte një objekt të prishur disa ditë më pare nga IKMT.

“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është kapur në flagrancë duke ndërtuar një objekt pa leje nga autoritetet kompentente te “Rana e Hedhun”, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë duke mos iu bindur urdhrit të tyre për të ndërprerë veprimet. Gjithashtu, para disa ditësh, në kuadër të operacionit “Bregdeti ynë”, nga ana e IKMT-së, shtetasit B. D. i është prishur objekti që po rindërtonte, pasi nuk dispononte lejen përkatëse. Më datë 19.06.2021, ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke rindërtuar objektin e prishur”, njoftoi policia.

Të Fundit