U puth me asistenten, ministri anglez: Theva rregullat e distancës sociale

Matt Hancock, ministri i Shëndetësisë në Britaninë e Madhe, refuzoi të jepte dorëheqjen sot, por kërkoi falje për shkeljen e rregullave të distancës sociale pasi u kap duke u puthur me ndihmësen e tij në korridorin jashtë zyrës.

“Unë pranoj që kam shkelur udhëzimet për distancimin shoqëror në këto rrethana, jam shumë i penduar. Unë mbetem i përqendruar në punën për të nxjerrë vendin nga kjo pandemi dhe do të isha mirënjohës për privatësinë për familjen time për këtë çështje personale”, ka thënë ai.

Në deklaratën për mediat ai nuk përmendi bashkëshorten Marta, më të cilën ka tre fëmijë, e cila ishte fotografuar e trishtuar teksa ecte me qenin e familjes pranë shtëpisë së tyre në Londrën veriore sot, vetëm duke thënë se donte “privatësi për familjen në lidhje me këtë çështje personale”.

Hancock, 42 vjeç, nuk mohoi pretendimet për një lidhje sekrete afatgjatë pasi imazhet e kamerave zbuluan marrëdhënien me lobisten milionere Gina Coladangelo, 43 vjeç, shkruan Daily mail.

Lidhur me fotot e publikuara ka reaguar dhe Partia Laburiste, e cila ka kërkuar nga Kryeministri Boris Johnson që të shkarkojë Hancock. Por pas kësaj kërkese ministri tha se ai do të qëndrojë në detyrë për të vijuar luftën kundër Covid-19.

Politikanë të tjerë kanë shtuar akuzat duke thënë se Hancock ka shkelur ligjin me emërimin e sekretares së tij duke abuzuar me pushtetin. Fotot e publikuara sot dyshohet se janë shkrepur në fillim të muajit Maj,të këtij viti, ditën e zgjedhjeve lokale në Mbretërinë e Bashkuar dhe një javë pas goditjes së parë të koronavirusit. Puthja ndodhi gjithashtu 13 ditë para se qeveria britanike të lehtësonte masat anti-Covid duke përfshirë edhe dhënien e lejes për përqafim.

Të Fundit