U pezulluan aktivitetin, pronarët e mjeteve sportive ujore në Durrës protestojnë

Pronarët e mjeteve sportive ujore në Durrës kanë protestuar para Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit në lidhje me pezullimin e aktivitetit të tyre. Prej disa ditësh me anë të një urdhri verbal nuk lejohet më lëvizja e mjeteve ujore në det.

Pronarët e skafeve thonë se janë njoftuar nga policia e kufirit për këtë gjë, ndërkohë që shtojnë se ky urdhër i penalizon në kulmin e sezoni turistik.  Ata shprehen se kanë paguar detyrimet dhe janë të licencuar për ushtrim aktiviteti. 

Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në plazhin e Potamit në Himarë, policia nisi kontrollet e të gjithë mjeteve që qarkullojnë në plazhe, ndërsa 3 ditë më parë u dha urdhri për ndalimin e lëvizjes së tyre./Klan News

Të Fundit