“U përjashtuan 28 mijë anëtarë”, Edith Harxhi: U votua me foton e Bashës në mur

Ish-kandidatja për kryetare e Partisë Demokratike, Edith Harxhi hodhi akuza ndaj Lulzim Bashës për përjashtim të 28 mijë anëtarëve nga e drejta për të votuar më 13 qershor.

Në një konferencë për mediat, Harxhi tha zgjedhjet ishin larg standardeve dhe se puna e grupit për PD do vijojë brenda partisë.

“Ka pasur raste kur vëzhguesit janë kërcënuar nga komisioni, në njësinë 4 në Tiranë dhe në Kavajë, në Gjirokastër vëzhguesi im, edhe pse anëtar i vjetër i PD nuk është lejuar të votojë se nuk kishte emrin në listë.

Në shumicën e qendrave të votimit, në kundërshtim të çdo parimi të votës së lirë është votuar me foton e kryetarit aktual, që të kujton kohën kur votohej me foton e diktatorit”, u shpreh znj. Harxhi.

Të Fundit