U nda nga e dashura, i riu shqiptar i jep fund jetës, gjendet i varur në një pemë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një shqiptar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.

Mediat greke bëjnë me dije se i riu që i ka dhënë fund jetës është Laertis S. I riu që punonte në Volos në një restorant në Nea Joni i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në një pemë, ku është gjetur nga kalimtarët.

The Newspaper.gr shkruan se i 30-vjeçari ka dhënë fund jetës pas një zhgënjimi në një lidhje dashurie.

Familja e tij kërkon që ai të varroset në Shqipëri, ndërsa ende nuk është vendosur ende nëse lamtumira e fundit do të jepet në Volos apo Shqipëri.

Të Fundit