U gjet e vdekur në Kuçovë, fqinji mbyti gruan dhe trupin e hodhi në kanal

Është zbardhur ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Kozare në qytetin e Kuçovës, ku një grua u gjet e vdekur në një kanal pranë një plantacioni me sera.

Sipas burimeve per media, gruaja është vrarë nga një komshi i saj, banor i fshatit Kozare.

Familjarët e saj e kishin kërkuar prej disa orësh dhe pasi nuk po e gjenin kishin njoftuar për ndihmë policinë. Vetëm pas rreth 1-orë kërkimesh, gruaja 63-vjeçe u gjet në një kanal, rreth 1 km larg banesës saj. Në momentin e gjetjes së trupit të pajetë, gruaja ishte e zhveshur nga mesi e poshtë dhe e mbuluar me gjethe e rrozga domatesh brenda në kanal.

Viktima Fatime Suli u transportuar gjatë natës drejt Morgut të Spitalit Rajonal Berat, ku pas kryerjes së autopsisë mjeko-ligjore, rezultoi se shkaku i vdekjes së 63-vjeçares ishte asfiksimi nga mbytja me duar.

Autoritetet vijuan hetimet për ngjarjen e rëndë pyetën dëshmitarët si dhe këqyrën kamerat e sigurisë. Në vijim u arrestua Fetah Narra, 58 vjeç, i cili dyshohet se është autori i vrasjes së 63-vjeçares Fatime Suli.

Autori i arrestuar është duke dhënë dëshminë e tij në polici, ndërkohë mësohet se vrasja ka ndodhur pas një konflikti për disa para borxh, që komshiu i kishte familjes së gruas.

Të Fundit