U gjet e varur, rrenqeth nena e vajzes: Çeshtjen e ka mbyll leku!

Vjollca Dashi denoncon në “Stop” historinë e saj të dhimbshme. Në 17 gusht 2021 rreth orës 19:00 merr lajmin më të kobshëm të jetës së saj. Vajza e vetme kishte ndërruar jetë. Edhe pse i thanë, se vajza ishte gjetur e varur te kodrat e liqenit, Vjollca deklaron, se dyshon, që të bijën e ka vrarë ish-bashkëshorti i saj Erald Bodini, i cili edhe më parë e kishte kërcënuar me atë. Vajza ishte divorcuar prej tij para dy vjetësh, por marrëdhënia mes tyre nuk ishte shkëputur. 7 muaj pas ikjes nga jeta të Doralda Dashit, prindërit e të ndjerës nuk dinë, se cfarë ka ndodhur me vajzën e tyre. “Stop” sjell ditën e fundit të jetës së 33 vjecares, që nga momenti i daljes nga shtëpia, e deri kur mori leje pak më herët në punë, për t’u gjendur e varur në pemë, pasditen e 17 gushtit.Vjollca akuzon OPGJ Artan Llupa për pishje të hetimeve. Canta e viktimës nuk u mbajt si provë materiale, por iu dha prindërve të të ndjerës.

Lidhur me vdekjen e mistershme të 33 vjecares Doralda Dashi, e cila u gjet e varur në një pemë në kodrat e liqenit të Tiranës, “Stop” ishte në vendngjarje dhe konstatoi, se pemët janë prerë dy ditë pas tragjedisë. Ky fakt shton dyshimet për fshehjen e një krimi.7 muaj më pas, ngjarja ka kaluar në 3 prokurorë, por asgjë nuk është bërë. Prindërit e viktimës nuk janë thirrur kurrë as për të dhënë një dëshmi. Ndërsa si provë e vetme ka mbetur celulari i Doraldës, që mund të ketë bisedat me ish-bashkëshortit dhe të gjurmojë lëvizjet e saj.

Të Fundit