U fejuan 2 ditë më parë, këngëtari dhe 16-vjeçarja viktima të aksidentit në Krujë

Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik i ndodhur pas mesnatës në Fushë-Krujë, ku humbën jetën katër persona.

Njëri prej viktimave, 20-vjeçari Shkumbin Brati, ishte këngëtar i muzikës folklorike, dhe ishte fejuar vetëm dy ditë më parë.

Lajmi është konfirmuar nga familjarët, të cilët kanë publikuar mesazhe prekëse në rrjetet sociale. “U prefsh në paqe Shkumbin Sadiki Brati. Vëllai, më kope zemrën në këtë jetë, na shkatërrove”, shkruajnë familjarët e të ndjerit.

Ai po udhëtonte në makinë, së bashku me të fejuarën e tij, 16- Almenia Karaj, e cila gjithashtu ka humbur jetën.

Dy personat e tjerë që humbën jetën në aksident janë Artan Alushi 30 vjeç, Alfred Dika, 39 vjeçë, dy shoferë.

Si pasojë e përplasjes së rëndë mes dy mjeteve ka mbetur e plagosur edhe një 34-vjeçare që udhëtonte në mjetin e Alushit. Ajo ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Të Fundit