U arrestua për vrasjen e bërë në Vlorë në 98-ën, lirohet pas disa orësh 62-vjeçari (Arsyeja)

Gjykata e Vlorës ka liruar shtetasin Hair Breshanaj, i arrestuar të shtunën për një vrasje me thikë të ndodhur në vitin 1998, për arsyen e parshtrimit të veprës penale për të cilën akuzohet.

Mësohet se 62 vjeçari, prind i dy fëmijëve, prej rreth 15 vitesh banonte në fshatin Vrinë të Sarandës. Ai bënte një jetë të mbyllur dhe i pa ekspozuar në fshat, çka ka bërë t’i shpëtojë drejtësisë për një kohë kaq të gjatë sa ka kapur dhe afatat e parashtrimit të veprës penale në Kodin Penal.

Breshanaj ishte shpallur në kërkim 22 vite më parë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 21.12.2000, e ka dënuar atë me 20 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me dashje”, pasi për motive të dobëta ka vrarë me thikë Nustret Nanaj, në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë.

“Në vijjm të operacionit policor të koduar “Vrina”, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë ekzekutimi i urdhërit të ri të prokurorisë datë 23.07.2022, ora 20:00, për lënien të lirë të shtetasit Hair Breshanaj, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë konstatoi parashkrimin e dënimit me burgim të caktuar, ndaj këtij shtetasi. Shtetasi Hair Breshanaj është lënë në gjendje të lirë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të Fundit