“Turp ata që rrinë në kafe e nuk protestojnë”- Invalidi nga Durrësi: Do jemi 24 orë në shesh! Sot është koha e shqiptarëve, jo e zuzarëve

Protestës 24 orëshe këtë të shtunë i ishte bashkuar edhe një qytetar nga Durrësi, invalid i cili tha se karroca nuk e ka penguar të marrë pjesë në tubim kundër rritjes së cmimeve.

“Ju përshëndes e ju që jeni aty në kafe e nuk ju vjen turp që nuk jeni këtu e ju që jeni bërë militant e nuk coheni për familjen tuaj.

Ku jeni o të paturp pse s’jeni këtu me ne pse nuk vini këtu të protestoni për familjen për të mbrojtur veten tuaj, a nuk i shikoni cmimet?

Ky sharlatani mashtrues nuk ka marrë masa ka ardhur me premtimin për 300 mijë vende pune e përzuri 500 mijë shqiptare.

Ku je o kryeminister i pafytyrë që mashtron shqiptarët ku je ti që del e gënjen e mashtron?

Hajdeni të gjithë këtu sot do jemi 24 orë unë kam ardhur nga Durrësi me karrocë, pavarësisht sëmundjes fizike që kam kjo nuk më ndalon që të jem këtu se e ndiej.

E ndiej për veten familjen, por vij këtu për cdo të varfër se e di që nuk ka zë, shoqëria është në depresion se e kanë mundur hallet.

Kanë dhe njerëz që duan të vijnë por nuk munden se ky pushtet i ka vjedhur, ta largojmë këtë zuzar nga ky post ky është vendi jonë kur të rrëzohet kjo politikë sot është koha jonë e rinisë e shqiptarëve jo e zuzarëve

Të Fundit