Turizmi, hiqet taksa arbitrare e koncensionarit Konkord Investment 5 shtator 2018

Në mes të sezonit turistik agjensitë detare në Sarandë u përballën me një surprizë të pakëndshme.Kryetari i shoqatës, që merret me këtë aktivitet thotë, se koncensionari Konkord Invest mori në muajin maj me koncension gjysmën e Portit të Limonit. Pas kësaj, në mënyrë arbitrare, vuri një taksë për naftën, duke ua ngarkuar pagesën agjensive detare.Një gjë e tillë penalizoi hyrjen e jahteve dhe mjeteve të tjera lundruese në Sarandë.Emisioni “Stop” vuri në dijëni për këtë Ministrinë e Transporteve dhe drejtori i përgjithshëm i porteve Paulin Ndreu, deklaroi zgjidhjen e situatës. Sipas Ndreut do të ketë dhe kallzime për koncensionarin, që solli këtë situatë.

Të Fundit