Tre turistë shqiptarë në Mikonos, denoncojnë se iu vodhën 45 mijë euro

Ndërsa shqiptarëve iu ka dalë shpesh nami si hajdutë në vendet fqinje ku emigrojnë, kësaj radhe kanë rënë viktimë e vjedhjes në vendin ku po kalonin pushimet.

Më konkretisht tre shqiptarë me pushime disa ditore në Mikonos të Greqisë, kanë rënë pre e një vjedhje, duke pësuar një dëm prej afro 45 mijë euro.

Ata kishin rezervuar një suitë në një hotel luksoz në zonën e Plindrit kur në orët e para të mëngjesit të 24 korrikut, persona të panjohur hynë në dhomën e tyre nga dera e ballkonit.

Turistes së parë shqiptare, sipas denoncimit të bërë në polici, i kanë marrë argjendari floriri me vlerë totale 17100 euro, pasaportën dhe patentën.

Të motrës i janë marrë sende dhe bizhuteri me vlerë 18400 euro, si dhe pasaporta.

Autorët i kanë rrëmbyer të dashurit të kësaj të fundit sende dhe bizhuteri me vlerë 10 mijë euro si dhe pasaportën.

Protothema e cila raporton edhe lajmin, ngre si shqetësim se shpesh pasaportat e marra nga hajdutët nga turistët përfundojnë në tregun e zi, të blera nga rrjetet e kontrabandës së emigrantëve dhe u rishiten emigrantëve.

Të Fundit