“Tre herë më fatal”, studimi francez krahason COVID me virusin sezonal

COVID-19 është tre herë më vdekjeprurës sesa gripi sezonal. Kështu thotë një studim i kryer nga Instituti francez për Kërkimet Shëndetësore dhe Mjekësore, i kryer në periudhën mars-prill dhe mbi 45 mijë e 800 pacientë të shtruar në spital për grip sezonal mes dhjetori 2018 dhe shkurtit 2019.

Rezultati i studimit u publikua të premten në një revistë mjekësore, ku nënvizohej se kuota e vdekshmërisë është tre herë më e lartë për COVID sesa për gripin e zakonshëm, përkatësisht 16.9 dhe 5.8 për qind.

Shtrimet në spitale ndërkohë rezultoi të ishin dyfish më të shumta për COVID sesa për grip sezonal, me një numër më të madh pacientësh me coronavirus të shtruar në terapi intensive, përkatësisht me 16.8 dhe 10.8 për qind.

Qëndrimet në terapi intensive për të sëmurët me COVID-19 ishin më të gjata se qëndrimet për të sëmurët me gripin e zakonshëm, përkatësisht me 15 me 8 ditë.

Studiuesit megjithatë vunë në dukje disa kufizime. Për shembull, ata nënvizuar se ndërsa testimi për COVID-19 është standardizuar në nivel kombëtar, praktikat për testimin e gripit të zakonshëm mund të ndryshojnë nga spitali në spital, gjë që shpjegon dhe numri e lartë të pacientëve të shtruar për coronavirus.

Franca është një nga vendet më të prekura nga COVID-19 me mbi 59 mijë e 600 vdekje dhe mbi 2.4 milionë të infektuar që nga rënia e pandemisë.

Të Fundit