Tragjike/ Nëna me foshnjën e porsalindur hidhet nga kati i 2 i maternitetit në Sarandë – Stop
Lajme, Të Gjitha

Tragjike/ Nëna me foshnjën e porsalindur hidhet nga kati i 2 i maternitetit në Sarandë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në maternitetin e Sarandës.

Sipas uniformave blu, një 35-vjeçare është vetëhedhur nga kati i dytë i maternitetit, bashkë me foshnjën e porsalindur.

Për pasojë ka mbetur të lënduar nëna dhe foshnja, të cilët janë nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa raportohet se shtetasja M.J., 35 vjeçe e ka kryer këtë veprim nën kushtet e depresionit.

“Sot, rreth orës 22:00 , dyshohet në kushte depresioni është vetëhedhur nga kati i dytë i maternitetit, Sarandë, shtetasja M. J., 35 vjeçe, së bashku me fëmijën e saj të porsalindur.

Si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, momentalisht jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”,-njofton policia.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *