Tragjike/ Ish-polici ekzekuton gruan pranë Gjykatës në Elbasan

Një ngjarje e rëndë tronditi këtë të enjte Elbasanin. Një grua gjeti vdekjen pasi u vra me armë zjarri nga bashkëshorti i saj. Ngjarja e rëndë ndodhi pranë gjykatës së Elbasanit, për shkaqe ende të panjohura.

Viktimë nga kjo ngjarje është L.Buzo. 54-vjeçarja ndërroi jetë si pasojë e plagëve të rënda. Ajo mbeti fillimisht e plagosur rëndë dhe ndërroi jetë rrugës për në spital.

Autor i kësaj ngjarje është Koço Buzo, i cili mësohet se është arrestuar nga policia.

Pritet që për ngjarjen të kemi më shumë detaje në vijim.

Të Fundit